Lineker paralajmëron Bayernin: Kompany nuk është si Guardiola!

Ish-futbollisti i Anglisë, Gary Lineker ka folur për “Sport BILD” teksa është ndalur tek trajneri i Bayernit, Vincent Kompany. Ai ka paralajmëruar bavarezët se nuk është i ngjashëm me Guardiolën.

“Padyshim është një rrezik sepse ai nuk ka vërtet përvojë, nuk ka arritur ende në fund të zhvillimit të tij duke qenë se ai ishte menaxher në Belgjikë dhe më pas tek Burnley.

Në figurën e Kompany nuk do të gjeni Pep Guardiolën. Por gjithashtu ai është shumë inteligjent dhe do të jetë një trajner shumë i mirë, ka sjelljen për të fituar respekt në një klub, gjë që është shumë e rëndësishme te Bayerni”, tha Lineker.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?