Lionel Messi, Mbappe dhe Swiatek në mesin e favoritëve për ”Laureus Awards 2023”

Pasi fitoi Botërorin në Katar, Lionel Messi dhe Iga Swiatek janë favoritët për të triumfuar në “Laureus Awards 2023”. Lista me finalistët e këtij viti për çmimin e sportistit më të mirë u bë publike të hënën.

Përkrah Leo Messit, i cili fitoi Kupën e Botës duke udhëhequr Argjentinën drejt suksesit, në garë është edhe shoku i tij i ekipit te Paris Saint German, Kylian Mbappe. Ylli francez shënoi tre gola në finalen e Botërorit dhe në fund fitoi Këpucën e Artë, si golashënuesi më i mirë i turneut.

Mes finalistëve është edhe Rafael Nadal, i cili e mbylli vitin 2022 në krye të renditjes për tenistë dhe e rriti në 22 numrin e titujve Grand Slam të fituar në karrierë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?