Lippi zbulon pse i befsoi Grosso-s penalltinë e fundit në Kupën e Botës 2006
Marcello Lippi, trajneri kampion bote me Italinë, po kalon periudhën e vetëizolimit në Viareggio ku për pjesën më të madhe të kohës risheh ndeshjet madhështore të karrierës së tij.
“Kam parë gjithë ndeshjet e Botërorit 2006, më pas finalet që kam jetuar. Ajo që më ka lënë shije të hidhur është humbja në Champions League në Manchester, ndeshja e humbur me penallti kundër Milan. Sa herë kam parë finalen e Berlinit? E rishoh shpesh, mund ta kem parë mbi 20 herë. Përfundon gjithnjë mirë për ne …
Gjesti i Zidane ndaj Materazzi-t më befasoi. E kam stërvitur Zinedine tek Juventus e është një njeri i jashtëzakonshëm, i thjeshtë, kokëulur, inteligjent. Zgjodha Grosso si lojtarin e fundit sepse më të zotët ishin caktuar më parë e mu kujtua se Grosso provokoi penalltinë kundër Australisë në të 90, e shënoi kundër Gjermanisë në minutën e fundit të shtesës së dytë. Kështu i thashë: të pestën e gjuan ti, je njeriu i minutave të fundit. Ai më tha: ‘Si ka mundësi, unë?’…”, u shpreh Lippi.