Lisandro Martinez kërkon falje pasi kritikoi drejtuesit, por edhe gjobitet nga klubi

Mbrojtësi argjentinas pranon gabimin pas kritikave ndaj drejtuesve të “Djajve të Kuq”. Klubi e ka ndëshkuar me gjobë, ndërsa Manchester United përgatitet për derbin delikat ndaj Leeds United.

Lisandro Martinez ka kërkuar falje zyrtarisht pas polemikave të shkaktuara nga deklaratat e tij të fundit kundër drejtuesve të Manchester United. Mbrojtësi argjentinas kritikoi drejtuesit e klubit pas humbjes në Champions League ndaj Atletico Madridit, duke pretenduar se trajnerit Michael Carrick nuk i ishte vënë në dispozicion një skuadër e përshtatshme për objektivat e ekipit.

Deklaratat e futbollistit shkaktuan reagime të forta brenda klubit dhe, si pasojë, Martinez u ndëshkua me një gjobë zyrtare nga drejtuesit e Manchester United.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas një takimi me përfaqësuesit e klubit dhe trajnerin Michael Carrick, kampioni i botës vendosi të tërhiqte deklaratat e tij, duke kërkuar falje publikisht përmes rrjeteve sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kam zhvilluar një bisedë shumë pozitive me drejtuesit dhe trajnerin. Ishte një moment diskutimi të hapur. Kërkoj falje. Jam një person që i përjeton gjërat me shumë pasion dhe zhgënjimi pas humbjes më bëri t’i shpreh ndjenjat e mia në momentin dhe vendin e gabuar”, deklaroi Martinez.

Kjo çështje vjen në një moment delikat për Manchester United, që po përgatitet për përballjen ndaj Leeds United në stadiumin “Elland Road”. Derbi konsiderohet një sfidë e rëndësishme për skuadrën e Carrick, e cila po kalon një periudhë të vështirë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?