Lista, Gianni De Biasi zbulon kombëtaren anti- Danimarkë dhe Portugali

Trajneri i kombëtares kuqezi, Xhani De Biazi, ka publikuar sot listën e lojtarëve për dy ndeshjet kualifikuese të shtatorit. Më konkretisht, për ballafaqimin e 4 shtatorit në Kopenhagë, ndaj Danimarkës, dhe më 7 shtator, ndaj Portugalisë, në “Elbasan Arena”. Janë 25 kuqezinj, që do të grumbullohen me kombëtaren dhe do të jenë gati për dy sfida mjaft delikate e të vështira për këtë fushatë kualifikuese.

Për herë të parë në kombëtare vjen edhe Berat Djimsiti, i cili ka pranuar të vishet kuqezi, si dhe ka marrë “ok”-in e duhur të aktivizimit nga FIFA, pasi më herët ka përfaqësuar kombëtaret e moshave të Zvicrës. Të munguarit e vetëm janë Valdet Rama dhe Alban Meha, nga ata që kanë qenë pjesë e përhershme e kombëtares.

Valdet Rama, në 4 javët e deritanishme të kampionatit ka luajtur në tri prej tyre. Alban Meha ka qenë titullar në dy ndeshjet e para të Superligës Turke me Konyasporin, ku u transferua kësaj vere.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria ka një ndeshje më pak se kundërshtarët e tjerë në Grupin I kualifikues, katër të tilla, ndërsa e sheh veten në kuotë pikësh të barabarta me Danimarkën. Nga 10 pikë kanë kuqezinjtë dhe të besuarit e Morten Olsenit për momentin, para përplasjes direkte, e cila do të thotë shumë për vendin e dytë. Tashmë, kombëtarja e drejtuar nga De Biazi e ka siguruar “play-off”-in, në rrugën drejt “Euro 2016”, por synon të evitojë ndeshjen shtesë për të shkuar në finalet e Europianit të Francës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndaj Danimarkës, trajneri italian i kuqezinjve ka thënë se luan ndeshjen e karrierës, çka tregon vlerësimin dhe rëndësinë e madhe që mbart transferta e 4 shtatorit në Kopenhagë.

Për ndeshjen e parë me danezët, kombëtarja shqiptare do të përgatitet në Venecia, tri ditë.

 

Lista e lojtarëve të thirrur nga De Biazi:

Etrit Berisha, Alban Hoxha, Orges Shehi, Ansi Agolli, Arlind Ajeti, Naser Aliji, Lorik Cana, Berat Djimsiti, Elseid Hysaj, Andi Lila, Amir Rrahmani, Amir Abrashi, Migjen Basha, Ergys Kace, Burim Kukeli, Ervin Bulku, Herolind Shala, Taulant Xhaka, Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Shkelzen Gashi, Ermir Lenjani, Odise Roshi, Armando Sadiku, Hamdi Salihi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?