Liteksi, gati të ankohet në FIFA nëse i ikën Armando Vajushi

Armando Vajushi dhe Liteksi futen në konflikt, pasi sulmuesi shqiptar ka braktisur stërvitjen e ekipit bullgar dhe është parë në Shkodër, pranë Vllaznisë gjatë ditëve të fundit. Megjithatë, ai nuk ka ndërmend të kthehet tek Vllazjia, pasi duket se i janë afruar klube të tjera të mëdha jashtë vendit. Në Seria A, ekipi i Kievos interesohet për shërbimet e tij, teksa mediat italiane e konsiderojnë atë një përforcim të mundshëm të janarit, për Kievon. Më parë ka shfaqur interes edhe Udine, ndërsa 22-vjkeçari i sulmit kuqezi, duket se nuk ka më dëshirë të vijojë karrierën në Bullgari me Liteks. Por Vajushi ka një kontratë deri në qershor me Liteks, ndaj edhe duhet ta respektojë atë, sipas klubit. Trajneri i Liteks, Balakov, në lidhje me këtë temë, ka thënë: “Nuk dua të komentoj, sepse ka gjëra më të rëndësishme në këtë moment”. Kësisoj, në Vajushi e zgjidh në mënyrë të njëanshme kontratën, bullgarët kanë paralajmëruar se do të drejtohen në FIFA. Sakaq, Vajushi kërkohet edhe nga klube të tjera, të cilët i kanë afruar një kontratë më të mirë financiare, por duan që ta marrin me parametra zero, duke mos preferuar të paguajnë Liteks mbi kartonin e tij . 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?