Lituanezi Darvydas Sernas gënjen Partizanin, ikën në Skoci
Ishte përfolur si goditja e madhe e dimrit, por sulmuesi i Kombëtares së Lituanisë, Darvydas Šernas nuk do t’i bashkohet Partizanit. Edhe pse klubi dhe lojtari kishin arritur një marrëveshje paraprake dhe pritej që sot të kryheshin edhe vizitat mjekësore , sulmuesi Lituanez në momentet e fundit nuk ka udhëtuar nga Polonia, ku luante, drejt Shqipërisë. Shkak për këtë lëvizje të papritur është bërë menaxheri i lojtarit, i cili ka vendosur të rrisë çmimin duke mos iu përmbajtur akordit për të cilin palët (klubi dhe lojtari) kishin rënë dakord. Në këtë mënyrë Šernas tashmë nuk do ti bashkohet 15-të herë kampionëve të vendit, pasi ka marrë një tjetër ofertë nga një prej klubeve të kampionatit Skocez. Ndërkohë, lajmi konfirmohet zyrtarisht, dhe duke iu përmbajtur edhe afatit 31 Janar, i cili përkon edhe me mbylljen e merkatos, klubi i Partizanit njoftoi se do të vazhdojë tratativat për të afruar në skuadër një tjetër sulmues.
KOHA JONË SONDAZH

