LIVE/ Jemi të pafatë, Polonia shënon golin e dytë me Zielinskin

Në këtë takim, Shqipëria vjen me mungesa të mëdha në sulm, të cilat e kanë detyruar trajnerin Sylvinho të eksperimentojë me Bajramin si 9-sh fals. Por djemtë e kombëtares shqiptare shënojnë një super gol. Pra pjesa e parë Shqipëria 1 dhe Polonia 0.

Ndërsa pjesa e dytë vazhdon, ku barazoi Polonia pas një gafe të mbrojtjes shqiptare dhe me pas kalojnë polakët në avantazh. Pra deri tani jemi 2-1.

Kombëtarja shqiptare kishte dy raste të pastra për gol, por kur nuk shënon, do të pësosh.

Swiss Digital Desktop Reklama

POLONI-SHQIPËRI 2-1

Swiss Digital Mobile Reklama

73’ Gol – Në momentin tonë më të mirë, Polonia gjen dhe golin e dytë me Zielinskin që shënon me një goditje nga distanca.

VIDEO E GOLIT 

72’ Mundësi tjetër e artë e shpërdoruar nga Shqipëria. Broja asiston për Stavro Pilo, por tentativa e këtij të fundit ndalet nga portieri.

63′ Gol Mbulim i gabuar nga Elseid Hysaj, Polonia shënon golin e barazimit me Lewandowskin

VIDEO E GOLIT 

53’ E pabesueshme çfarë humbasim. Goli i dytë ishte thuajse i realizuar falë një kundërsulmi fantastik nga Elseid Hysaj, por Nedim Bajrami bën gjithcka keq në zonë, duke e dërguar topin jashtë kuadratit.

47’ Dalje shumë e mirë e kuqezinjtë, por në fund asnjë nuk e shfrytëzon pasimin e Arbër Hoxhës në zonë

42′ GOOOOL Shqipëria shënon në Varshavë, super ARBER HOXHA. Përfiton nga një gafë në prapavijë dhe shënon, duke i dhënë avantazhin kuqezinjve.

VIDEO E GOLIT…

17′ Ajeti lë fushën i dëmtuar dhe në vendin e tij futet Ismajli.

10’ Ajeti kërkon karton për goditje nga Lewandowski. Arbitri Taylor akordon vetëm faull.

7’ Hysaj na shpëton nga pësimi i golit duke shpëtuar portën në vijën anësore me një goditje me kokë që e çon jashtë

5’ Polakët krijojnë rastin e parë të rrezikshëm me një aksion të gjatë që finalizohet nga Lewandowski, por në fund topi devijohet jashtë

1’ Starton ndeshja në Varshavë

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?