LIVE/ Shqipëria udhëheq në Varshavë me Hoxhën, Bajrami fal polakët

Kombëtarja shqiptare po luan ndeshjen më të rëndësishme në histori. Kuqezinjtë po sfidojnë Poloninë në Varshavë, në duelin e vlefshëm për fazën “play off” të Botërorit.

Djemtë e Silvinjos janë të motivuar për një rezultat pozitiv, ndonëse përballë është një kundërshtar shumë i vështirë. Në këtë takim, Shqipëria vjen me mungesa të mëdha në sulm, të cilat e kanë detyruar trajnerin Sylvinho të eksperimentojë me Bajramin si 9-sh fals. Por djemtë e kombëtares shqiptare shënojnë një super gol. Pra pjesa e parë Shqipëria 1 dhe Polonia 0.

Pritet dhe pjesa e dytë.

Swiss Digital Desktop Reklama

POLONI-SHQIPËRI 0-1

Swiss Digital Mobile Reklama

53’ E pabesueshme çfarë humbasim. Goli i dytë ishte thuajse i realizuar falë një kundërsulmi fantastik nga Elseid Hysaj, por Nedim Bajrami bën gjithcka keq në zonë, duke e dërguar topin jashtë kuadratit.

47’ Dalje shumë e mirë e kuqezinjtë, por në fund asnjë nuk e shfrytëzon pasimin e Arbër Hoxhës në zonë

42′ GOOOOL Shqipëria shënon në Varshavë, super ARBER HOXHA. Përfiton nga një gafë në prapavijë dhe shënon, duke i dhënë avantazhin kuqezinjve.

VIDEO E GOLIT…

17′ Ajeti lë fushën i dëmtuar dhe në vendin e tij futet Ismajli.

10’ Ajeti kërkon karton për goditje nga Lewandowski. Arbitri Taylor akordon vetëm faull.

7’ Hysaj na shpëton nga pësimi i golit duke shpëtuar portën në vijën anësore me një goditje me kokë që e çon jashtë

5’ Polakët krijojnë rastin e parë të rrezikshëm me një aksion të gjatë që finalizohet nga Lewandowski, por në fund topi devijohet jashtë

1’ Starton ndeshja në Varshavë

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?