
Liverpool po përgatit një ofertë të majme prej 100 milionë eurosh, rreth 83 milionë paund, për të siguruar shërbimet e mesfushorit uruguaian Federico Valverde nga Real Madridi në merkaton e ardhshme.
Sipas raportimeve të TEAMtalk, që i referohet Fichajes, drejtuesit e klubit anglez e shohin Valverden si përforcimin ideal për të zëvendësuar Alexis Mac Allister, e ardhmja e të cilit në “Anfield” është e pasigurt.
Megjithatë, realizimi i këtij transferimi duket mjaft i vështirë. Real Madridi nuk pritet të pranojë largimin e mesfushorit uruguaian, i cili konsiderohet një lojtar me rëndësi të veçantë në planet e trajnerit José Mourinho.
Edhe vetë Valverde ka shprehur vazhdimisht vlerësimin e tij për klubin madrilen, duke e cilësuar atë si klubin më të mirë në botë.
Në këto kushte, Liverpool po shqyrton edhe alternativa të tjera. Sipas raportimit, Lamine Camara, mesfushori i Monacos, shihet si një objektiv më realist për “The Reds”, duke pasur parasysh vështirësitë për të bindur Real Madridin të heqë dorë nga Valverde.