Liverpool-Milan, ja disa gjëra që nuk i dinit për këtë super ndeshje
Sporti E Mërkurë, 15 Shtator 2021 11:28
Sonte në mbrëmje do të luhet një sfidë spektakolare mes Liverpoolit dhe Milanit. Kuqezinjtë rikthehen në kompeticionin më të rëndësishëm për klube pas një mungese të gjatë, ndërkohë që mungesa e madhe do të jetë Ibrahimovic, i cili është i dëmtuar. Po le të ndalemi te disa statistika shumë interesante për këtë duel.
- Liverpool dhe Milani janë takuar vetëm në dy raste të mëparshme në kompeticionet evropiane, në të dyja rastet ishte në finalen e UEFA Champions League. “The Reds” fituan 3-2 me penallti në 2005, ndërkhë që u mundën 1-2 në vitin 2007.
- Milani ka fituar vetëm një nga 13 ndeshjet e fundit ndaj skuadrave angleze, ka barazuar 4 dhe ka humbur 8. Fitorja e vetme ka qenë kundër Arsenalit në shkurtin e vitit 2012, në shifrat 4-0.
- Që nga sezoni 2017-18, vetëm dy skuadra kanë fituar më shumë se Liverpooli (25),që anë Bayerni (31) dhe Manchester City (30). Ata janë dy ekipet e vetme që kanë shënuar më shumë se Liverpooli (95), ndërkohë që Bayerni ka realizuar 112 dhe City 96.
- Milani ka fituar vetëm dy ndeshje në 8 të fundit në kompeticionet Europiane, teksa ka barazuar 4 dhe ka humbur 2. Ata do të luajnë për herë të parë në fazën e grupeve në Champions që nga marsi i 2014, ku u eliminuan nga Atletico Madrid. /Rozalb Lika-Koha Jone/