Liverpool ndryshon sponsorin e fanellës, marrëveshje rekord me Turkish Airlines

Liverpooli ka zyrtarizuar një marrëveshje të re historike komerciale. Duke nisur nga 1 qershori 2027, Turkish Airlines do të bëhet sponsori kryesor i fanellës së “Reds”, duke zëvendësuar Standard Chartered, i cili megjithatë do të vijojë bashkëpunimin me klubin në rolin e partnerit global.

Logoja e kompanisë ajrore turke do të shfaqet në pjesën e përparme të fanellave të skuadrës së parë të meshkujve, ekipit të femrave dhe akademisë së Liverpoolit, duke nisur nga sezoni 2027/28.

Bëhet fjalë për një kontratë me vlerë të jashtëzakonshme. Sipas The Athletic, marrëveshja pesëvjeçare do t’i sigurojë Liverpoolit më shumë se 300 milionë paund, rreth 350 milionë euro në total.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo shifër e bën marrëveshjen me Turkish Airlines kontratën më të pasur komerciale në historinë e Premier League për një sponsor që vendos logon në pjesën e përparme të fanellës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për klubin nga Merseyside, ky është një tjetër tregues i fuqisë së markës Liverpool në tregun ndërkombëtar dhe i aftësisë së tij për të tërhequr investitorë dhe partnerë të mëdhenj globalë.

Bashkëpunimi i ri do të hyjë në fuqi pas përfundimit të marrëveshjes aktuale me Standard Chartered, duke i hapur Liverpoolit një kapitull të ri edhe në aspektin financiar dhe komercial.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?