Liverpool-Real Madrid, zbulohen formacionet zyrtare të super duelit
Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Liverpoolit dhe Real Madridit, e vlefshme për javën e katërt të League Phase në Champions League.
Trajneri Arne Slot ka zgjedhurnjë treshe sulmuese me Salah dhe Wirtz që do të lëvizin rreth qendërsulmuesit Ekitiké. Në mbrojtje konfirmohet kapiteni Van Dijk, në krah të Konaté.
Në anën tjetër, tekniku i Real Madridit, Xabi Alonso, vendos Bellingham pas dyshes sulmuese Vinicius–Mbappé, ndërsa ish-lojtari i Milanit Brahim Díaz mbetet sërish në stol.
Mbrojtësi i ri Huijsen do të nisë si titullar përkrah Militao, ndërsa Valverde është “sakrifikuar” si mbrojtës i djathtë për shkak të mungesës së Carvajal. Në mënyrë të papritur, Alexander-Arnold, dikur idhull i Anfieldit, fillon nga stoli, ndërsa Carreras do të mbulojë krahun e majtë.
⚽ Formacionet zyrtare
🔴 Liverpool (4-3-3)
Formacioni: Mamardashvili; Bradley, Konaté, Van Dijk, Robertson; Szoboszlai, Gravenberch, Mac Allister; Salah, Ekitiké, Ëirtz.
Në stol: Ëoodman, Misciur, Gomez, Endo, Kerkez, Chiesa, Jones, Gakpo, Ngumoha.
⚪ Real Madrid (4-3-1-2)
Formacioni: Courtois; Valverde, Huijsen, Militao, Carreras; Tchouameni, Camavinga, Arda Güler; Bellingham; Vinicius, Mbappé.
Në stol: Lunin, Asencio, F. Gonzalez, Ceballos, Endrick, F. Garcia, Rodrygo, Brahim Díaz, Alexander-Arnold, Mendy, Gonzalo.
KOHA JONË SONDAZH

