Liverpool zgjedh pasuesin e Slot, Andoni Iraola shumë pranë pankinës së “The Reds”
Liverpool duket se ka përcaktuar tashmë trajnerin që do të udhëheqë skuadrën në sezonin e ardhshëm. Pas largimit të Arne Slot, drejtuesit e klubit nga “Anfield” kanë përshpejtuar negociatat me Andoni Iraolën, i cili konsiderohet favorit absolut për të marrë drejtimin e ekipit.
Sipas mediave britanike, drejtori sportiv i Liverpoolit po punon intensivisht për të mbyllur marrëveshjen me teknikun bask. Madje, disa burime raportojnë se mes palëve ekziston tashmë një akord paraprak, çka e afron edhe më shumë Iraolën me pankinën e njërit prej klubeve më të mëdha në Europë.
Trajneri spanjoll ka fituar vlerësime të shumta për punën e tij në Premier League dhe së fundmi u largua nga Bournemouth, duke u bërë menjëherë një nga emrat më të kërkuar në tregun e trajnerëve. Interes për të kishte shfaqur edhe Milani, por duket se Iraola ka preferuar të presë mundësinë për të drejtuar një skuadër të nivelit të lartë në kampionatin anglez.
Ndërkohë, Liverpool ka konfirmuar ndarjen me Arne Slot pas një sezoni që nuk përmbushi pritshmëritë e klubit dhe tifozëve. Tashmë, drejtuesit synojnë të hapin një kapitull të ri, me Iraolën që shihet si profili ideal për të rikthyer skuadrën në garën për trofetë më të rëndësishëm.
Nëse nuk do të ketë ndryshime të papritura në ditët në vijim, Andoni Iraola pritet të zyrtarizohet si trajneri i ri i Liverpoolit, duke nisur kështu një epokë të re në “Anfield”.
KOHA JONË SONDAZH
A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?
Results
Vota totale: 3696

