Liverpooli bën gati super ofertën për Ismaila Sarr nga Palace
Liverpooli ka nisur bisedimet për transferimin e Ismaila Sarr, të cilin klubi anglez e ka identifikuar si një nga objektivat kryesorë për përforcimin e krahëve të sulmit. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, “Reds” kanë paraqitur tashmë një ofertë zyrtare te Crystal Palace në vlerën e rreth 50 milionë paundëve, ose pak më shumë se 58 milionë euro.
Interesi i Liverpoolit për Sarr është intensifikuar pas dështimit të negociatave për Yankuba Minteh. Marrëveshja me Brighton u komplikua për shkak të kërkesave të larta financiare të klubit, duke bërë që Liverpooli të ndryshojë objektiv dhe të fokusohet te sulmuesi senegalez.
Nga ana e tij, Sarr do të ishte i hapur për një transferim në “Anfield”, ndërsa tashmë topi është në fushën e Crystal Palace. Klubi londinez ka refuzuar më herët dy oferta të ardhura nga Galatasaray për 28-vjeçarin.
Tashmë, oferta e Liverpoolit pritet të hapë një tjetër kapitull në garën për shërbimet e Sarr. Mbetet për t’u parë nëse propozimi i “Reds” do të jetë i mjaftueshëm për të bindur Crystal Palace të heqë dorë nga sulmuesi i krahut.
KOHA JONË SONDAZH

