Liverpooli dhe Arsenali bëjnë gati 40 milionë euro për “Del Pieron” e ardhshëm të Juves

Kenan Yldiz ka shkëlqyer tek ekipi i parë i Juventus-it me dy gola fantastik ndaj Frosinone dhe Salernitana. Duke parë këtë formë shumë të mirë, faqja turke Aksam shkruan se dy skuadra të Premier League do të ishin të gatshme të kërkonin informacion për Yildiz, i konsideruar si prioritet transferimi.

Po flitet për Liverpoolin dhe Arsenalin, dy klube me një modul shumë sulmues që do të rriste talentin e yllit të ri. Ata do të ishin gati të shpenzonin 40 milionë euro për të bindur Juventusin.

Një shifër e lartë për një djalosh që së fundmi është njohur me Serinë A, por që mund të rritet me kalimin e viteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në sytë e tifozëve, Yildiz konsiderohet si Del Piero i ri dhe është një krahasim që i pëlqen edhe sulmuesit, duke qenë se ai e ka zgjedhur si idhullin e tij dhe madje e kopjon festën e tij me gjuhën jashtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?