Liverpooli është ekipi më i vlefshëm në Europë, Interi kalon Juven

Portali Transfermarkt ka stiluar një klasifikim me skuadrat më të pasura në botë. Në krye janë ish-kampionët e Europës, me një vlerë që arrin në 987 milionë sterlina, thuajse 1 miliard euro. Menjëherë pas tyre qëndron Manchester City, ndërkohë që vendin e tretë e zë Barcelona.

Në 10 ekipet më të mira janë plotë 5 skuadra angleze, 3 nga La Liga, me Realin që mban vendin e pestë. Bayerni, kampionët e Europës në fuqi zënë vendin e 6-të duke arritur vlerën 800 milionë euro. Për të gjetur një skuadër italiane duhet të zbresim në vendin e 10-të ku gjendet Interi me 717 milionë euro, duke kaluar edhe Juventusin që arrin kuotën 647. Në vendin e 15-të gjendet Napoli me 577 milionë euro. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP