Liverpooli fiton dhe ruan kreun, Chelsea përmbysje epike në duelin me 7 gola ndaj United
Liverpool vijon ecurinë fantastike në kampionat, duke marrë një fitore 3-1 ndaj Sheffield United në ndeshjen e javës së 30-të në Premier League. “The Reds”e mbyllën pjesën e parë në avantazh falë një goli të Darëin Nunez, që shfrytëzoi një gafë të portierit Grbic.
Në pjesën e dytë, Sheffield United barazoi pas një autogoli të pafat të Bradley. Megjithatë, vendasit këmbëngulën dhe u shpërblyen nga një perlë e MacAllister. Në fund do të ishte Gakpo që do të realizonte dhe golin e tretë. Liverpool mban kreun e Premier League me 70 pikë, dy më shumë se Arsenali i vendit të dytë.
Chelsea mori një fitore spektakolare 4-3 ndaj Manchester United, me përmbysje në sekondat e fundit në super duelin e luajtur në “Stamford Bridge”.
Blutë e Londrës e nisën mjaft mirë ndeshjen duke shënuar dy gola në 19 minutat e para me Gallagher dhe Cole Palmer me 11-metërsh. United reagoi mjaft mirë që në pjesën e parë, duke barazuar me dy gola për 5 minuta me Garnacho dhe Bruno Fernandes.
Në pjesën e dytë, Garnacho realizoi dhe golin e avantazhit të përkohshëm. Në fundin e ndeshjes Chelsea fitoi penallti që do të kthehej në gol nga Palmer, ndërkohë që ai do të realizonte dhe golin e katërt, i ndihmuar nga një devijim. /R.Lika-Koha Jonë/
OMG ANTONY 🤯 https://t.co/bcg3fkl2D3
— Follow @Garnacho__utd (@Garnacho_utd17) April 4, 2024