Liverpooli fiton Superkupën e Europës, i falet ruletës së penalltive (VIDEO)

Liverpooli është fituesi i Superkupës së Europës për vitin 2019. Të Kuqtë fituan nga ruleta e penalltive, pasi koha e rregullt u mbyllë në barazim 1-1 (shtesa 2-2). Ndeshja nisi më mirë për skuadrën e Jurgen Klopp teksa në minutën e 16-të, Salah vendosi në provë për herë të parë portierin Kepa. Me kalimin e minutave Blutë e Londrës fitojnë më shumë siguri dhe krijojnë shanset më të pastra për shënim.

 

Në minutën e 36-të, pas një kombinimi fantastik mes Pulisic dhe Giroud, sulmuesi francez arrin që të gjejë golin e avantazhit. 3 minuta më pas futbollisti amerikan e dërgon topin në rrjetë pas një veprimi shumë të bukur, por gjyqtarja e anulon për pozicion të parregullt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fraksioni i parë u mbyll me këtë rezultat, ndërkohë që në fillimin e të dytës Klopp hedh menjëherë në fushë Firminhon. Sulmuesi brazilian ndryshon lojën duke shërbyer për Mane në minutën e 48-t, teksa ky i fundit ishte me portën e boshatisur. Liverpooli merr kontrollin e plotë të lojës, ndërkohë që të kuqtë humbasin raste të shumta me Van Dijk dhe Henderson, ndërkohë që portieri Kepa shpëton për mrekulli ekipin e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Chelsea do të shënonte sërish me talentin Mount, por edhe ai ishte në pozicion të parregullt. Koha e rregullt do të mbyllej në barazim 1-1, ndërkohë që në startin e kohës shtesë, Liverpooli futet më e vendosur në fushë duke shënuar sërish me Sadio Mane, i shërbyer mjaft mirë nga shoku i tij Firminho. Reagimi i Chelsea-t do të vinte pas 5 minutash Abraham fiton një penallti pas një faulli të portierit Adrian. Nga pika e bardhë shkon Jorginho, i cili arrin të barazojë rezultatin. Blutë e Londrës janë më të freskët duke dhuruar spektakël, por portieri Adrian ndal për mrekulli talentin Mount.

RULETA E PENALLTIVE 5-4

Liverpool

Firminho shënon, Fabinho shënon, Origi shënon, Arnold shënon, Salah shënon

Chelsea

Jorginho shënon, Barkley shënon, Mount shënon, Emerson shënon, Abraham gabon (pret Adrian)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?