Liverpooli fitore dramatike ndaj Nottingham, vendos një gol i MacAllister

Liverpooli mori një fitore dramatike 1-0 në transfertë ndaj Nottingham Forest, në ndeshjen e javës së 27-të të Premier League, të zhvilluar në stadiumin City Ground.

Sfida rezultoi më e vështirë nga sa pritej për “The Reds”, të cilët patën vështirësi të krijonin raste të pastra përballë një Nottingham-i të organizuar mirë në mbrojtje gjatë gjithë takimit.

Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt barazimit, në minutën e 90+6 erdhi momenti vendimtar. Alexis Mac Allister realizoi golin e fitores, i cili u konfirmua pas kontrollit me VAR.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë sukses, Liverpool ngjitet në kuotën e 45 pikëve në vendin e gjashtë, ndërsa Nottingham Forest mbetet në vendin e 17-të me 27 pikë, duke vazhduar të luftojë për mbijetesën në elitën e futbollit anglez.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?