Liverpooli i falet një “perle” të një 18-vjeçari ndaj Evertonit na FA Cup (VIDEO)

Liverpooli vijon ecurinë e jashtëzakonshme edhe në Fa Cup, duke kaluar në raundin tjetër pas suksesit minimal 1-0 ndaj Evertonit të Ancelottit. Jurgen Klopp i dha mundësinë për të debutuar Minaminos, i cili u afrua gjatë janarit, por ndeshjen do ta zgjidhte një tjetër super talent nga akademia.

Episodi vendimtar ndodhi në minutën e 71-të, falë një goli spektakolar të shënuar nga Curtis Jones. 18-vjeçari me një qetësi të frikshme merr një top në hyrje të zonës dhe më pas lëshon një goditje që shkon në trekëndësh duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit.

Pavarësisht përpjekjeve të Evertonit për të gjetur golin e barazimit, Liverpooli do të arrinte të administronte mjaft mirë avantazhin. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP