Liverpooli kërkon të marrë me “ofertë” Milot Rashicën

Liverpooli ka mundësi që ta marrë me gjysmë çmimi futbollistin e përfaqësueses kosovare që luan me Werder Bremen. Nëse ekipi bie nga kategoria në qershor, çmimi i Rashicës do të bjerë në 15 milionë euro, nga 38 milionë euro që është tani.

Werder Bremen renditet në vendin e 17, 4 pikë larg vendit të 16 që do të thotë “play off” për qëndrimin në kategori.

Drejtori sportiv i klubit gjerman, Frank Baumann, nuk është i alarmuar nga situata: “Nuk besoj se do të ndodhë gjë tani shpejt. E dimë që ka shumë klube të interesuara për Rashicën, por nuk ka oferta deri tani. Jemi shumë të qetë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?