Liverpooli në ankth, Van Dijk rrezikon të ketë mbyllur sezonin

LIVERPOOL, ENGLAND - OCTOBER 17: Virgil van Dijk of Liverpool is tackled by Jordan Pickford of Everton which led to Virgil van Dijk being substituted for an injury during the Premier League match between Everton and Liverpool at Goodison Park on October 17, 2020 in Liverpool, England. Sporting stadiums around the UK remain under strict restrictions due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in games being played behind closed doors. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Liverpooli nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në derbin ndaj Evertonit në “Goodison Park”, në një përballje ku nuk munguan as polemikat për një gol të anuluar në pozicion jashtë loje milimetrik për “The Reds”. Megjithatë më shumë sesa humbja e dy pikëve, Jurgen Klopp është shumë i shqetësuar për fatin e mbrojtësit kryesor të Liverpoolit, Virgil Van Dijk, i cili ra viktimë e një ndërhyrjeje brutale nga ana e portierit Jordan Pickford.

Gjithçka ndodhi në minutën e 11-të të takimit, kur gardiani i Everton dhe përfaqësueses angleze ndërhyri me të dy këmbët mbi mbrojtësin holandez dhe e la atë të dëmtuar, ndonëse arbitri ndali lojën për një pozicion jashtë loje të Van Dijk. Mbrojtësi më i shtrenjtë i Liverpoolit la menjëherë fushën e lojës, i zëvendësuar nga Gomez, ndërsa në kampin e “The Reds” i tremben shumë një dëmtimi të ligamenteve të kryqëzuara, që do ta mbanin jashtë fushe të paktën 6-7 muaj.

Trajneri Jurgen Klopp u shfaq mjaft pesimist në përfundim të ndeshjes, ndërsa shkalla e vërtetë e dëmtimit të Van Dijk pritet të konfirmohet vetëm gjatë ditës së sotme. Nëse konfirmohen dyshimet aktuale, atëherë mbrojtësi pritet të humbë pjesën më të madhe të sezonit dhe të rikthehet vetëm në fillim të muajit maj, për të luajtur në Kampionatin Europian të futbollit.

 

 

SHKARKO APP