Liverpooli në krizë totale, pëson humbjen e katërt radhazi ndaj Evertonit (VIDEO)

Liverpooli është në krizë totale në Premier League. Skuadra e Jurgen Klopp ka pësuar humbjen e katërt radhazi në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme është mposhtur 2-0 në derbi nga Evertoni.

Ndeshja nisi në “malore” për Të Kuqtë. Në minutën e tretë pas një topi të humbur në mesfushë nga të kuqtë, James Rodriguez shërben për Richarlisson, i cili arrin që të mposht portierin Alisson.

Liverpooli përpiqet që të reagojë, por has shumë vështirësi në konkretizimin e aksioneve sulmuese. Klopp aktivizon edhe Shaqirin në minutat e fundit, por asgjë nuk ndryshon, madje Everton fitoi një penallti.

Nga pika e bardhë Sigurdsson tregohet i saktë, duke mbyllur praktikisht këtë sfidë. Kjo ishte disfata e 7-të sezonale për Liverpoolin që e sheh veten në vendin e 6-të me të njëjtën kuotë pikësh me Evertonin, por me dallimin se ekipi i Ancelottit ka dhe një sfidë për të rikuperuar. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP