Liverpooli nuk ndalet në merkato, firmos edhe me lojtarin e Wolves

Diego Jota është futbollisti më i ri i Liverpoolit. Pas Thiago Alcantaras, ky është afrimi i dytë i rëndësishëm te të kuqtë në harkun e pak ditëve. Futbollisti i Wolves bën hapin e madh në karrierë duke kaluar te skuadra kampione e Anglisë.

Trajneri i tij Nuno Espirito Santo e konfirmon largimin e tij nga skuadra. Portugezi do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me ekipin e Liverpoolit. Ai do të zyrtarizohet shumë shpejt nga të dy klubet.

Jota ka kushtuar 45 milionë euro skuadrës së Liverpoolit dhe pritet të jetë një elementë i rëndësishëm në kalendarin e ngjeshur që i pret këtë sezon.

SHKARKO APP