Liverpooli perfekt i Slot shkatërron United dhe “kap” City-in në krye (VIDEO)

Liverpooli vijon rrugëtimin perfekt në Premier League me 3 fitore në 3 ndeshjet e para, ashtu si Manchester City. Skuadra e Slot shkatërroi sot 3-0 skuadrën e Manchester United në mitikun “Old Trafford”.

Luis Diaz ishte protagonist absolut në pjesën e parë me dy gola në harkun e 7 minutave. Fillimisht kolumbiani shënoi me kokë, ndërkojë që më pas konkretizoi një pasim perfekt nga Salah.

Në pjesën e dytë egjiptiani shënoi golin e tretë, duke i dhënë një goditje të rëndë ekipit të Ten Hag. United ka vetëm 3 pikë në 3 ndeshjet e para. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP