Liverpooli rigjen fitoren me Diogo Jotën dhe mban gjallë shpresat për Championsin (VIDEO)

Liverpooli është rikthyer në rrugën e fitoreve në Premier League, pas dy humbjeve radhazi. Skuadra e Jurgen Klopp mori një sukses minimal 0-1 në transfertën ndaj Wolves.

Në fundin e shtesës së pjesës së parë, pas një aksioni të gjatë Diogo Jota arrin që të shënojë edhe pse me një goditje të dobët me të majtën. “The Reds” administruan mjaft mirë rezultatin deri në fund.

Me këtë fitore Liverpooli ngjitet në kuotën e 46 pikëve, 5 më pak se Chelsea që mban vendin e katërt, i fundit që të dërgon në Champions League për sezonin e ardhshëm. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?