Liverpooli rigjen fitoren në Premier League, mund Aston Villa-n
Liverpooli triumfon 2-0 ndaj Aston Villës në “Anfield”, në ndeshjen e javës së 10-të, duke marrë frymëmarrje të rëndësishme pas një periudhe të vështirë.
Avantazhi për “The Reds” erdhi në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, pas një gabimi të rëndë të portierit të Aston Villës, Emiliano Martinez, i cili i dhuroi topin Mohamed Salahut. Sulmuesi egjiptian nuk fali dhe shënoi golin e tij të 250-të me fanellën e Liverpoolit, duke u ngjitur në vendin e tretë në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e klubit, pas legjendave Ian Rush (346) dhe Roger Hunt (285).
Në pjesën e dytë, në minutën e 58-të, Ryan Gravenberch vulosi rezultatin 2-0 me një goditje të fortë nga distanca, që u devijua lehtë nga një mbrojtës i Aston Villës. Me këtë fitore, Liverpool ngjitet në vendin e tretë të renditjes me 18 pikë, shtatë më pak se lideri Arsenal.
KOHA JONË SONDAZH

