Liverpooli shkatërron Brentford, shkëlqen Salah me dopietë

Liverpool merr një fitore shumë të rëndësishme 3-0 ndaj Brentford në takimin e javës së 12-të të Premier League, në “Anfield”. “The Reds” patën mundësinë që të zhbllokonin takimin në dy momente me Nunez, por në të dyja rastet sulmuesi ishte në pozicion të parregullt.

Në minutën e 39-të, Salah gjeti rrugën drejt rrjetës dhe zhbllokoi sfidën. Ndërsa në minutën e 62-ë Liverpool gjeti golin e dytë, por me Salah që tregoi një super formë.

Për t’i dhënë vulën mendoi Diogo Jota, që shënoi golin e tretë për ekipin e Jurgen Klopp në minutën e 74-t. Pas kësaj jave, Liverpool ngjitet në vend të dytë me 27 pikë, ndërkohë që Brentford renditet në vend të 10-të me 16 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?