Liverpooli triumfon minimalisht ndaj Leicester, titulli është një fitore larg

Liverpool ka marrë një fitore minimale në transfertë ndaj Leicesterit me rezultatin 0-1, në duelin e vlefshëm për javën e 33-të të Premier League. Edhe pse ndeshja nuk pati shumë intensitet, për shkak se Leicester tashmë është i rënë nga kategoria dhe Liverpool ka siguruar matematikisht titullin, “The Reds” arritën të marrin tre pikët.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, me pak raste domethënëse nga të dyja skuadrat. Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 75-të, kur Trent Alexander-Arnold, i futur nga stoli vetëm pak minuta më parë, përfitoi nga një rrëmujë në zonë pas një goditje këndi dhe e çoi topin në rrjetë.
Me këtë fitore, Liverpool e sheh veten shumë pranë titullit. Nëse do të fitojë edhe javën e ardhshme ndaj Tottenham, atëherë festa zyrtare për titullin do të shpërthejë në “Anfield”.