Liverpul shkatërron Sitin, një ekip surprizë ngjitet në krye
Besojeni apo jo, Premier League udhëhiqet pas 13 javëve të para nga Leicester. Kjo është surpriza që fitoi edhe dje 3-0 në fushë të Njukasëll. Në vend të dytë ndodhet Mançester Junajtid, që fitoi 2-1 me vështirësi ë transfertë. Depay shënoi në favor të Djajve të Kuq gjatë pjesës së parë, por edhe pse barazoi Deeney shifrat në 1-1 me një 11-metërsh, në pjesën e dytë, i njëjti lojtar shënoi në portën e tij në fund, duke i dhënë fitoren Mançester Junajtid. Për spektaklin mendoi këtë javë Liverpul, që fitoi 4-1 në fushë të Mançester Siti. Mangala, Coutinho dhe Firmino shënuan tre gola që në pjesën e par ë. Aguero shkurtoi shifrat në 3-1, por Skrtel vulosi rezultatin në 4-1, disa minuta para mbylljes së ndeshjes. Kjo humbje zbriti Sitin në vend të tretë, ndërsa Arsenali humbi 2-1 në fushë të UBA. Rikthehet Çelsi, ndonëse me një fitore të brishtë 1-0 ndaj Noruiç, me gol të Diego Costa në 64’.
Premier League
Java e 13-të/21 Nëntor
Vatford-Manchester U. 1-2
Chelsea-Noruiç 1-0
Everton-Aston Vila 4-0
Njukasëll-Leicester 0-3
Southampton-Stoke 0-1
Svansea- Burnemouth 2-2
UBA-Arsenal 2-1
Manchester C.-Liverpul 1-4
22 nëntor
17:00 Totenham – Uest Hem
23 nëntor
21:00 Crystal P. – Sunderland
Klasifikimi:Leicester 28, Manchester United: 27, Manchester City: 26, Arsenal: 26, Tottenhem: 21, Uest Hem: 21…
KOHA JONË SONDAZH

