FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lloris i “trembet” Marokut: S’është rastësi që kanë mposhtur Belgjikën, Spanjën dhe Portugalinë

Portieri i Francës, Hugo Lloris doli në konferencën për shtyp në prag të gjysmëfinales kundër Marokut, që do të luhet të mërkurën në mbrëmje. “Gardiani” i Tottenhamit ka vlerësuar kundërshtarët si rivalë të vështirë.

“Ne kemi respekt dhe vlerësim për rrugëtimin e Marokut, në këtë kompeticion nuk mund të jetë rastësi një skuadër që mposht Belgjikën dhe eliminon Spanjën dhe Portugalinë. Ne po përgatitemi me qetësi, madje edhe për klimën që na pret në stadium.

Duhet të ruajmë klimën pozitive në skuadër dhe duhet të vijojmë me të treguarit forcën tonë në momentet më vendimtare të ndeshjes. Deschamps na frymëzon, ka shumë eksperiencë dhe kemi një marrëdhënie të afërt me të, i besojmë shumë”, deklaroi Lloris.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?