“Lojtarë të Kombëtares shqiptare që ishin në Europian do bashkohen me Kosovën”
Në një kohë që kampionati Europian ka përfunduar për skuadrën Kombëtare shqiptare dhe të gjithë janë me pushime një deklarata e bujshme vjen nga trajneri i Kombëtares së Kosovës, e cila është pranuar në UEFA dhe FIFA.
I ftuar në televizionin publik të Kosvës, përzgjedhësi Përfaqësuesës së Kosovës në futboll Albert Bunjaki, ka thënë se disa prej lojtarëve që ishin në “Euro 2016”, do i bashkohen Kosovës.
“Nuk mund të përmend emra, por ka futbollistë që ishin në kampionatin Europian që duan të jenë pjesë e Kosovës. Kur të kemi një përgjigje të saktë nga FIFA do flasim me emra”, ka thën Bunjaki.
KOHA JONË SONDAZH

