Futbolli pas pandemisë ka ndryshuar shumë, teksa shumë gjëra në dukje normale, tashmë nuk janë më të lejuara. Sonte në mbrëmje do të luhet finalja e Kupës së Italisë mes Napolit dhe Juventusit, teksa rregullat e kufizimeve do të mbeten.
E veçanta ka të bëjë me shpërndarjen e medaljeve në përfundimin e ndeshjes. Në stadium do të jenë anëtarët e federatës, Paolo Dal Pinto (presidenti i Legës), Gabriele Gravina (presidenti i FIGC) dhe Vito Cozzoli (presidenti i Sportit dhe i Shëndetësisë).
Në fundin e ndeshjes, futbollistët do të shkojnë vetë për të marrë medalje (me vetëshërbim). Nuk lejohet shtrëngimi i duarve, përfaqaime, vetëm një prej kapitenëve Bonucci te Juve dhe Insigne te Napoli, do ta marrin vetë trofeun. /R.Lika-Koha Jone/
