Lojtari francez: Shqipëria e frikshme por synojmë vetëm fitoren

Dy mesfushorët e Francës, Blaise Matuidi dhe Moussa Sissoko e kanë vlerësuar maksimalisht duelin kundër kombëtares shqiptare që do të luhet ditën e mërkurë.

Në konferencën për shtyp dy mesfushorët e “Gjelave”, e shohin sfidën ndaj kuqezinjve si mjaft të rëndësishme për ecurinë e kombëtares së tyre.

Blaise Matuidi gjithashtu kujtoi dhe dy sfidat e fundit që Franca lujati përballë Shqipërisë ku bilanci ishte në anën tonë me një fitore dhe një barazim.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne jemi pretendetët e grupit A dhe do luftojmë për vendin e parë në grup. Megjithatë duhet ti marrim ndeshjet një nga e një dhe për momentin vëmendja jonë është përqëndruar tek sfida e rradhës që e kemi kundër Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në dy sfidat e fundit që kemi luajtur kundër tyre na kanë hapur shumë probleme. Duhet të tregohemi të vëmendshëm sepse shqiptarët janë shumë të rrezikshëm sidomos kur bëhet fjalë për goditjet standarte.

Për ne e rëndësishmë është sfida ndaj Shqipërisë, pastaj do të mendojmë për Zvicrën. Që të marrim vëndin e parë duhet të fitojmë ndaj Shqipërisë” u shpreh mesfushori që luan me PSG-në

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?