Lojtari me më shumë ndeshje dhe golashënuesi më i mirë? Njihuni me yjet kuqezi

Nesër nis muaji i Europianit, por le të kthehemi pas në kohë dhe të bëjmë një bilanc të kombëtares. Cili është golashënuesi më i mirë për kombëtaren? Vendi i parë, me nga 5 gola ndahet me 3 lojtarëve, Edmond Kapllani, Sokol Kushta dhe Sokol Cikalleshi. Ky i fundit u la jashtë EURO 2024, vendim i trajnerit Sylvinho, i cili nuk u prit edhe shumë mirë nga radhët e tifozëve. Për rrjedhojë, Cikalleshi njoftoi largimin nga kombëtarja.

Pas kësaj treshe, qëndron një tjetër 3-she që kanë lënë gjurmë në historinë e ekipit. Igli Tare, Alban Bushi dhe Ervin Skela me nga 4 gola. Lojtarët që kanë luajtur më shumë ndeshje me fanellën kuqezi, është kapiteni i përjetshëm Lorik Cana, portieri Foto Strakosha, i cili i ka lënë stafetën, të birit, Tomas Strakosha dhe Altin Lala me nga 29 paraqitje në fushë.

Në listë është Klodian Duro dhe Erion Bogdani me nga 24 paraqitje, për të vijuar me pas me Elseid Hysën, me nga 24. Numërimi për shkodranin nuk ndalet, pasi ai është i përzgjedhuri i Sylvinho-s edhe në këtë kompeticion dhe gjasat janë, në varësi të ecurisë që djemtë do të kenë në Gjermani, të dalë i pari në listë.

SHKARKO APP