“Lojtari perfekt për United”, mesfushori i Juventusit drejt largimit?

Aaron Ramsey ishte një ndër përforcimet e Juventusit në mesfushë. Uellsiani erdhi me parametra zero nga Arsenali dhe deri tani nuk ia ka dalë të përshtatet siç duhet me futbollin italian dhe skemat e Maurizio Sarrit.

29-vjeçari ka shënuar dy gola këtë sezon me skuadrën e Sarrit dhe në verë mund të ndodhë rikthimi në Premier League. “Ramsey do të ishte perfekt për Manchester United“, është shprehur Tony Cascarino, ish-sulmues i Chelsea, aktualisht gazetar i Times.

Shitja e lojtarit të kombëtares uellsiane në fund të sezonit do të mbushte arkat e bardhezinjve, të cilët do t’i shpenzonin këto para për blerjen e ndonjë mesfushori tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?