Loret Sadiku refuzon Suedinë, në pritje të ftesës së de Biasit

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Loret Sadiku, e ka refuzuar sërish ftesën e Kombëtares së Suedisë vetëm e vetëm që t’i bashkohet në një të ardhme të afërt Kombëtares së Shqipërisë.  Një gjë të tillë e ka konfirmuar babai i futbollistit. Sipas tij, Loreti, i cili ishte grumbulluar më herët me kuqezinjtë e Gianni de Biasit, por kaloi më pas në radhët e Kosovës, është gati të luajë për Shqipërinë. Ai nuk ka dëshirë  të rikthehet më për të qenë pjesë e ekipit përfaqësues të Suedisë. Teksa Sadiku, 22 vjeç, është duke e pritur ftesën e Gianni de Biasit, ndoshta për ndeshjen e ardhshme, babi i tij konfirmon që edhe klubi i njohur turk Galatasaray, është vënë në ndjekje të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?