Lorik Cana bëhet baba

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, dhe gruaja e tij Monika, para pak çastesh janë bërë prindër.

Raportohet se Cana dhe bashkëshortja e tij, Monika, kanë sjellë në jetë një djalë.

Më parë ishte raportuar se gruaja e Lorik Canës do të mund të sillte në jetë fëmijën pikërisht në ditën kur do të zhvillohet ndeshja në mes të Shqipërisë dhe Serbisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sidoqoftë, ky është një lajm i gëzueshëm për kapitenin e Kombëtares shqiptare në prag të ndeshjes shumë të rëndësishme të Shqipërisë dhe duket se kjo do ta motivojë edhe më shumë për të marrë një rezultat pozitiv ndaj Serbisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lorik Cana aktualisht është pjesë e skuadrës franceze Nantes, vitin e kaluar ka kurorëzuar lidhjen e tij disa-vjeçare me bukuroshen italiane në një ceremoni madhështore të mbajtur në kryeqytetin kosovar, Prishtinë. Emri i fëmijës ende nuk është bërë i ditur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?