Lorik Cana: E mbyll karrierën pas Europianit
Lorik Cana, kapiteni i Kombëtares Shqiptare të Futbollit do ta mbyllë karrierën pas ndeshjeve finale të Kampionatit Europian, “Francë 2016”.
Loriku i cili ka zhvilluar 90 ndeshje me fanellën kuqezi duke shënuar një rekord për performancat në fushë, duket se i ka dhënë fund një prej dilemave më të mëdha.
Të vazhdoj apo të largohet nga kuqezinjtë?
Cana ka arritur maksiumumin duke qenë kapiteni i parë shqiptar që e çon kombëtaren në një event kaq të rëndësishëm.
Ndeshja miqësore me kombëtaren e Luksemburgut do të jetë ndeshja e 91 e kapitenit, i cili tashmë i ka minutat e numëruara.
Cana kërkon nga shoket e ekipit një seriozitet maksimal për ndeshjet e Francës, me qellim që kuqezinjtë të tregojnë sa më shumë vlera të futbollit tonë kombëtar.
KOHA JONË SONDAZH

