Lorik Cana e përjeton me lotë në sy humbjen, preken tifozët

Kemi parë lojtarë të mëdhenj që i kanë përjetuar me lotë në sy humbjet, por kur kanë humbur finale të tilla, si Champions League, apo Kupa e Botës.

Për Kombëtaren Shqiptare, ndoshta humbja me Portugalinë nuk ka qenë e këtyre përmasave, sepse shpresat për ndonjë kualifikim të mundshëm ekzistojnë ende.

Lorik Cana, pas ndeshjes, shihet se e ka përjetuar me lotë në sy humbjen me Portugalinë. Kjo edhe nga drama, që goli i Portugalisië u shënua në sekondat e fundit të ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me mijëra tifozët kuqezi kanë përkrahur kapitenin Cana, në rrjetet sociale, duke e cilësuar atë gati një hero për ekipin kombëtar dhe udhëtimin historik drejt Francë 2016.     

Swiss Digital Mobile Reklama

Kuqezinjtë kanë ende shanse kualifikimi, nëse kalojnë me sukses ndeshjet e tetorit, me Serbinë e Armeninë.        

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?