Lorik Cana: Nuk tërhiqem as pas Europianit!

Nëse kujtonit se Lorik Cana po mendon ta mbyllë karrierën pas Europianit Francë 2016 e keni menduar gabim.

Jo vetëm që nuk është kështu por madje të tilla aludime që kanë krijuar pas një artikulli të L’Qipue duke u pasqyruar më pas edhe në disa media shqiptare nuk i pëlqejnë aspak kapitenit të kombëtares shqiptare.

Vetë 32-vjecari që shkëlqeu në ndeshjen e fundit të Kupës me Nante duke u bërë protagonist në dy golat e përmbysjes ndaj Bordo që lualifikuan skuadrën e tij në cerekfinalet e Kupës në një intervistë për mediat franceze konfirmon se nuk po mendon të “varë këpucët në gozhdë” edhe pse askush nuk mund të mohojë se ka pas shpatullave ka një karrierë të pasur me eksperienca në skuadra si Paris Saint-Germain, Olimpiku i Marsejës, Sunderland, Galatasaray dhe natyrisht Lazio.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk e di nga i kanë gjetur këto informacione. Gjithmonë kam thënë se do të luaj për sa kohë do të ndihem mirë. Jam i përqëndruar në këto 4 muaj që mbeten nga ky sezon  pasi dua të bëj rrugën më të mirë të mundshme me Nantë duke kërkuar të përfundojmë sezonin sa më lart që të jetë e mundur”, deklaroi Cana para se të evokonte edhe Euro 2016, misionin e madh me Shqipërinë

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në fund pastaj kam një kompeticion të madh në muajin e qershorit. Nëse nuk pësoj ndonjë dëmtim të madh, mos prisni që të ndalem”, përfundoi Cana duke përgënjeshtruar në këtë mënyrë një herë e mirë zërat se mendon të mbyllë karrierën si futbollist pas Europianit. TEMA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?