Lorik Cana përlotet para ekranit, për shokun e humbur në luftë
Kapiteni i kombëtares sonë, Lorik Cana, nuk i ka përmbajtur lotët për dhimbjet e shqiptarëve të Kosovës, gjatë dhe pas luftës për liri. Lorik Cana është i lidhur ngushtë me Kosovën, edhe pse është rritur në Zvicër dhe në vendet tjera evropiane. Kapiteni i Kombëtares Shqiptare ishte i ftuar në emisionin Kontrata në televizionin “Agon Channel”. Ai ka shpërthyer në lot kur iu soll në vëmendje shoku i tij i ngushtë, të cilin e kishte humbur në luftë, e i cili quhej Kushtrim Kelmendi. Gjithashtu, gjakovari është emocionuar për luftën e fundit në Kosovë dhe nuk ka mundur t'i mbante lotët. Ai konfirmoi po ashtu se së shpejti do të bëhet baba. – “Djali është rrugës, ishalla nuk do të lindë në ditën kur do të luajmë
Si pjesë e trojeve kosovare në Kombëtaren Shqiptare dhe mbrojtës i flaktë i motos “Jemi Një” , Lorik Cana foli edhe për ecurinë e kombëtares te sakrifica e rrugëtimit në CAS të Lozanës, dëshmia e tij dhe shpresat për drejtësi dhe rikthimin e tre pikëve.
KOHA JONË SONDAZH

