Lorik Cana, plane për t’u përfshirë në politikë

 

Që Lorik Cana do t’i futet politikës në të ardhmen e afërt, për këtë është i sigurt ish-drejtori sportiv i Marseilles, Jose Anigo.

Ky i fundit e njeh yllin e Kombëtare shqiptare shumë mirë që kur e kishte transferuar nga PSG në vitin 2005.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Cana ishte shumë i lidhur me Shqipërinë. Kur shkonte për të luajtur me Kombëtaren, ai nuk shkonte veç si një futbollist. Jam i bindur se një ditë Loriku do të inkuadrohet në struktura politike të vendit të tij”, ka deklaruar Anigo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por nuk sqarohet nëse do t’i futet politikës në Kosovë apo Shqipëri. Në fakt, Cana është shprehur për bashkim kombëtar dhe u bë pjesë e Aleancës Kuqezi, para se ky organizim të përfshihej në politikë. 

Aleanca Kuqezi ishte pro bashkimit kombëtar dhe u mbështet fillimisht nga grupet patriotike.   

Gjithsesi, deklarata e Lorik Canës për t’u përfshirë në politikë vjen një ditë para ndeshjes që Cana do zhvillojë me ekipin e tij të ri, Nantes, kundër ish skuadrës ku e mbante shiritin e kapitenit, Olimpique Marseille.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?