Lorik Cana: Si u njoha me bashkëshorten time, Monica! (Foto)

Futbollisti shqiptar i skuadrës së Lazios Lorik Cana flet për marrëdhënien e tij, pas martesës, me bashkëshorten italiane,  Monika. Mbrojtësi shqiptar ka pranuar se ka bërë një tatuazh me inicialet e Monikës, pasi këtë gjë e kishte bërë edhe ajo më parë. Ai thotë në një intervistë ëpr revistën “Teuta” se me Monikën është takuar në vitin 2011, në një restorant. – “Fillimisht nuk i kushtova rëndësi por më pas shkëmbyem disa shkrime. Kur u largova, i dhashë numrin tim menaxheres së restorantit që t’ia jepte asaj. E dija që do të më shkruante sepse më shikonte. Të nesërmen ajo më shkroi,”  shprehet Cana, i cili ka bërë edhe plane familjare, pas martesës. Nëse ka menduar të ketë një familje të madhe, kapiteni kuqezi Lorik Cana, thotë duke qeshur tha: – “I kam thënë Monikës së ne shqiptarët nuk ndalemi pas pasur një djalë. Nuk kemi planifikuar ndonjë numër, por nuk ka rëndësi gjini. Rëndësi që të jenë mirë dhe të shëndetshëm”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?