“Loro Boriçi” i jepet për 20 vjet FSHF-së, pas paktit me Bashkinë Shkodër
Këshilli Bashkiak i Shkodrës firmosi kontratën me Federatën Shqiptare të Futbollit, për menaxhimin e stadiumit “Loro Boriçi”.
Kjo do të thotë se ritmi i punimeve më tej do të shpejtohet pasi pritet lirimi i 4 milionë euro te financuara nga UEFA.
Pas shumë shtyrjesh dhe debatesh, Këshilli Bashkiak i Shkodrës ka firmosur kontratën me Federatën Shqiptare të Futbollit për stadiumin “Loro Boriçi”.
Impianti ka nisur prej kohësh rikonstruksionin e plotë, por muajt e fundit punimet ishin ngadalësuar ndjeshëm për shkak të mosmarrëveshjeve në lidhje me menaxhimin e tij.
Në mbledhjen e fundit këshilltarët bashkiakë kanë firmosur kontratën duke pranuar kushtet e qeverisë së futbollit në vend.
Kjo e fundit do të menaxhojë stadiumin për 20 vitet e ardhshme sa i përket ndeshjeve të kombëtares dhe aktiviteteve të tjera që ajo do të organizojë.
Nga ana tjetër, Vllaznia do të mund të luajë sfidat e saj pa asnjë pagesë në “Loro Boriçi”.
Vllaznia pas rikonstruksionit të stadiumit u detyrua të luajë në Pukë, ndërsa prej disa javësh i zhvillon ato në kompleksin “Reshit Rusi”.
KOHA JONË SONDAZH

