Lotët e Messit prekin botën e futbollit, ja problemi i rëndë që po shqetëson yllin argjentinas

Lotët e Lionel Messi pas golit të tij të parë në fitoren e Argjentinës ndaj Algjerisë në Kupën e Botës 2026 kanë bërë xhiron e botës, duke ngjallur emocione dhe pikëpyetje te tifozët.

Pas përfundimit të ndeshjes, kapiteni i Argjentinës zbuloi se emocionet e forta nuk kishin lidhje me futbollin, por me një situatë të vështirë familjare që po kalon prej disa ditësh.

“E vërteta është se nuk ka të bëjë me sportin, por me familjen time. Kam kaluar ditë të vështira dhe të komplikuara. Dua të falënderoj shokët e skuadrës dhe stafin për mbështetjen”, deklaroi Messi pas ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas raportimeve që vijnë nga Amerika e Jugut, shkaku i shqetësimit të yllit argjentinas lidhet me gjendjen shëndetësore të babait të tij, Jorge Messi. Burime pranë familjes bëjnë të ditur se ai po përballet me një problem serioz shëndetësor, i cili është shfaqur prej disa muajsh dhe nuk konsiderohet i lehtë për t’u zgjidhur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për shkak të kësaj situate, Jorge Messi nuk ndodhet në Shtetet e Bashkuara për të ndjekur nga afër paraqitjet e djalit të tij në Botëror, një mungesë që ka ndikuar emocionalisht te futbollisti 38-vjeçar.

Marrëdhënia mes Lionelit dhe babait të tij ka qenë gjithmonë shumë e veçantë. Ishte pikërisht Jorge ai që e shoqëroi dhe e mbështeti Messin në hapat e parë të karrierës, duke e orientuar drejt FC Barcelona kur ai ishte vetëm 13 vjeç. Aty nisi rrugëtimi që do ta kthente në një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e sportit.

Ndërsa pret lajme më pozitive për shëndetin e të atit, Messi vazhdon të gjejë forcë te mbështetja e shokët e ekipit dhe stafi i kombëtares argjentinase, të cilët po e ndihmojnë të përballojë një nga periudhat më të vështira të jetës së tij personale.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, mjekër, njerëz që luajnë futboll dhe teksti që thotë "40:48 M ARG ALG LG 40:51 ARG G 40:51ARG1.0ALGO 0 ALG"

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?