Luajti 36 minuta, Marash Kumbulla lë fushën i dëmtuar në Spanjë

Ekipi kuqezi ka marrë një lajm të keq para sfidës vendimtare kualifikuese të Botërorit kundër Serbisë, që do të luhet me 11 tetor. Fjala është për mbrojtësin kuqezi, Marash Kumbulla, i cili është dëmtuar gjatë ndeshjes së kampionatit spanjoll mes Mallorcas dhe Atletico Madridit.

Siç edhe u pa, qendërmbrojtësi u detyrua të largohej nga fusha që në minutën e 36-të, duke shqetësuar stafin teknik të Mallorcas, por edhe trajnerin Sylvinho. Këtë të hënë pritet që analizat mjekësore të përcaktojnë shkallën e dëmtimit dhe kohën e mungesës së mundshme.

Kumbulla vuajti një lëndim sezonin e shkuar, por rikthimi me Espanyolin (në huazim nga Roma) la mbresa për lojën dhe cilësitë në prapavijë. Edhe këtë sezon Roma vendosi ta huazonte në La Liga, por me fanellën e Mallorcas, klub me të cilin ka zhvilluar katër paraqitje këtë fillimsezoni.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?