Luajti në shtëpi, Partizani fiton përballë Erzenit

Partizani ka fituar me rezultatin 1-2 ndeshjen e radhës në kampionat të cilën duhet ta kishte në transfertë përballë Erzenit, por që e luajti në fushën e tij, pasi shijakasit nuk kanë për momentin një stadium.

Cara kaloi të tijët në avantazh në minutën e 27 të takimit dhe dalja me të kuqe e Kahrimanovic në fund të pjesës së parë, duket sikur e mbylli historinë e këtij takimi.

Erzeni nuk ishte dakord me këtë rezultat. Në minutën e 64, pasi përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes së Partizanit, Meçja realizoi një gol shumë të bukur çka komplikoi ndeshjen për të kuqtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

U desh një goditje nga këndi në minutën e 90 që Partizani të gjente sërish avantazhin dhe të mbyllte historinë e këtij takimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?