FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Luca Toni kalon momente tmerri, i grabisin vilën me armë gjatë mbrëmjes

Luca Toni ka kaluar momente paniku të enjten në mbrëmje, pasi tre hajdutë të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur vilën e tij në Modenese. Lajmi është dhënë nga mediat italiane, të cilat zbardhin dëshminë e Tonit se grabitja ka ndodhur të enjten mes orës 19:30 dhe 21:30, ndërkohë që ish sulmuesi italian ndodhej aty bashkë me fëmijët e tij.

Përveç panikut, Toni dhe fëmijët e tij nuk kanë pësuar asgjë, ndërsa policia po heton dhe vëzhgon kamerat e sigurisë për të rënë në gjurmën e grabitësve. Paraprakisht mendohet se ishin 4 grabitës, tre prej të cilëve u futën në vilën e sulmuesit dhe një tjetër i priste jashtë në një makinë Audi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?